LAJME

Artikull

Në muajin nëntor pritet një rritje drastike e çmimit të gazit natyror

Enjte, 26 Tetor 2023, 11:09

Në muajin nëntor pritet një rritje drastike e çmimit të gazit natyror

FOTO: EPA/BGNES

Madhësia e shkronjave

Çmimi i gazit natyror në nëntor do të rritet me rreth 20%, parashikon furnizuesi publik “Bullgargaz”. Kjo është dy herë më shumë sesa rritja e paralajmëruar në fillim të tetorit prej 11 për qind. “Çmimi do të jetë më i ulët se ai i tregjeve evropiane të gazit, por dukshëm më i lartë se çmimi që u caktua për tetorin”, konfirmoi kryetari i Komisionit të Rregullimit të Energjisë dhe të Ujit, Ivan Ivanov.
"Bullgargaz" nuk pranoi të angazhohet për një çmim specifik për shkak të situatës komplekse gjeopolitike dhe çmimeve në rritje të vazhdueshme në tregjet ndërkombëtare. Fillimisht, çmimi i shpallur nga kompania ishte pak më shumë se 67 leva për megavat orë.
Në bursën evropiane, gazi natyror aktualisht shitet për rreth 50 euro për megavat orë.