LAJME

Artikull

Kandidati i PP-DB kryeson me 8% ndaj atij të emëruar nga GERB për kryetar të kryeqytetit

Enjte, 26 Tetor 2023, 11:53

Kandidati i PP-DB kryeson me 8% ndaj atij të emëruar nga GERB për kryetar të kryeqytetit

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Tri ditë para votimit vendor, kandidati për kryetarbashkie të kryeqytetit Vasill Terziev nga PP-DB dhe "Shpëto Sofjen" kryeson me 29.8% përpara Anton Hekimjan nga GERB me 21.1%, Vanja Grigorova nga "BSP për Bullgarinë" me 20.2%, Dejan Nikollov nga “Vëzrazhdane” me 10.2% dhe Vili Lilkov nga koalicioni “Sinja Sofia” me 8.3%, sipas një sondazhi të “Alfa Research”. 4.5 për qind e të anketuarve janë përgjigjur se nuk kanë vendosur se për kë do të votojnë ose kanë treguar një kandidat tjetër.
PP-DB dhe " Shpëto Sofjen" janë në krye në garën për Këshillin Bashkiak të Kryeqytetit me 33.2%, ndjekur nga GERB-SDS me 22.8%, "Vëzrazhdane" me 12.4% dhe "BSP për Bullgarinë" me 10.1%. Nga të anketuarit 9.4%  akoma nuk e kanë bërë ende zgjedhjen e tyre.
Është e sigurt se në zgjedhjet e 29 tetorit do të votojnë 41.5%, ata që hezitojnë janë 20.9%, ndërsa 37.6% janë ata që nuk do të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votimit.
Sondazhi i agjencisë “Alfa Research” për Sofjen u realizua nga data 21 deri më 24 tetor në mesin e 800 qytetarëve me porosi të bTV.