TURIZËM

Artikull

Rekomandojnë brigjet e Danubit të Bullgarisë për një udhëtim turistik

Premte, 27 Tetor 2023, 06:52

Rekomandojnë brigjet e Danubit të Bullgarisë për një udhëtim turistik

FOTO: Svetosllav Cvetanov

Madhësia e shkronjave

Udhëzuesi i njohur i udhëtimit Lonely Planet ka përfshirë Bullgarinë midis rekomandimeve të tij për udhëtimin në vitin 2024. "Seria e fortesave dhe vendbanimeve të ruajtura përgjatë kufirit të lashtë të Perandorisë Romake - "Kufiri Danubian" është nominuar për t'u përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-së në 2024”. Megjithëse mbrojtja e organizatës botërore do të mbulojë pika referimi në 4 vende, seksioni bullgar është ndoshta më mbresëlënës, pasi shumë prej vendeve mund të arrihen me biçikletë ose në një shteg që ndjek rrjedhën e lumit Danub dhe kushdo mund t'i vizitojë ato falas”, rekomandon udhëzuesi. Publikimi nxjerr në pah kështjellën "Baba Vida" në Vidin dhe kërkimet arkeologjike të portit romak "Seksaginta prista" në Ruse. Antikitetet bullgare janë në kategorinë “vlera”, ku përfshihen Polonia, veriperëndimi amerikan, rajoni francez i Normandisë, Egjipti etj.