Artikull
Punëtorët e Rafinerisë “Lukoil” po protestojnë në Burgas
Premte 27 Tetor 2023 08:24
Premte, 27 Tetor 2023, 08:24
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Punëtorët e Rafinerisë së naftës “Lukoil” po protestojnë në Burgas. Ata insistojnë të mbajnë vendet e tyre të punës. Trafiku në autostradën “Trakia” në zonë është i bllokuar, vetëm autobusët e transportit urban dhe ambulancat lejojnë kalimin e protestuesve. Pakënaqësia u provokua nga propozimi i GERB-it për ndërprerjen e parakohshme të derogimit të “Lukoil”-it për të punuar me naftën ruse.Punonjësit janë të shqetësuar edhe për njoftimet për një shitje të mundshme të rafinerisë. Ata bënë të ditur se janë gati për të mbërritur te protestojnë edhe në kryeqytet.
Nga Brukseli, kryeministri Nikollaj Denkov deklaroi se shqetësimet e protestuesve për derogimin e naftës ruse janë të bazuara.
Publikoi / Publikuan: БНР екип