Premte 27 Tetor 2023 09:07
Premte, 27 Tetor 2023, 09:07
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Në Sofje u krijua Forumi Kushtetues Ballkanik. Memorandumi i themelimit u nënshkrua nga përfaqësues të juridiksioneve kushtetuese të Shqipërisë, Bullgarisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Turqisë dhe Malit të Zi. Tema e diskutuar në forum është aksesi në drejtësinë kushtetuese. Në diskutime marrin pjesë edhe përfaqësues të juridiksioneve kushtetuese në Bosnje dhe Hercegovinë, Greqi, Rumani dhe Kroaci. Të ftuar specialë janë kryetari i Gjykatës së Drejtësisë së BE-së Kun Lenarts, zëvendëspresidenti i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut Marko Boshniak dhe zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian Vera Jourova. Nëpërmjet veprimtarive të ndryshme, Forumi Kushtetues Ballkanik do të jetë një vend për shkëmbimin e praktikave të mira, ideve dhe përvojës në të drejtën kushtetuese, thanë themeluesit.