Artikull
Kryeministri Nikollaj Denkov: Vota nuk është kompromentuar
Premte 27 Tetor 2023 16:17
Premte, 27 Tetor 2023, 16:17
Nikollaj Denkov
FOTO: Këshilli Evropian
Madhësia e shkronjave
Vota makinerike nuk është cenuar në asnjë mënyrë. Kështu deklaroi kryeministri Nikollaj Denkov para gazetarëve bullgarë në Bruksel, ku mori pjesë në mbledhjen e Këshillit Evropian. Sipas tij, për momentin makineritë funksionojnë si printera dhe askush nuk mund të mashtrohet sepse të gjithë e shohin se çfarë do të nxjerrin si buletin. Sipas tij, opozita kërkon të përdorë situatën si një rast të ri për të rrëzuar qeverinë, si dhe për të vënë sërish në dyshim votimin me makinë.
Vendimi nëse do të votojmë vetëm me fletë votimi është tërësisht i KQZ-së, ka qenë kategorik Denkov.
Publikoi / Publikuan: БНР екип