LAJME

Artikull

Banorët e Ruses nuk janë të kënaqur me cilësinë e ajrit në qytet

Shtunë, 28 Tetor 2023, 03:10

Banorët e Ruses nuk janë të kënaqur me cilësinë e ajrit në qytet

FOTO: BGNES, arkiv

Madhësia e shkronjave

Qytetarët që jetojnë në rajonet qendrore të qytetit Ruse janë të pakënaqur me cilësinë e ajrit atmosferik – sipas një sondazhi të Shoqatës Ekologjike “Merr frymë, Ruse”, reelizuar në rrjetet sociale. Banorët e qytetit të Danubit shpesh raportojnë për një "koktej kimik" që përjashton si ndotës djegien e sipërfaqeve të korrura në Rumani dhe ndotësit shtëpiak. Ndotja ndihet kryesisht gjatë natës, kur nuk ka kontroll nga institucionet përgjegjëse.
Cilësia e ajrit është një temë e dhimbshme për banorët e qytetit Ruse, i cili deri në vitin 1991 ndotte rregullisht si rezultat i funksionimit të një uzine në qytetin rumun Gjurgevo. Kjo shkaktoi një rritje të numrit të pacientëve në anën bullgare të lumit Danub dhe ishte shkak për protesta masive në mbarë qytetin. Pas kësaj, pati edhe protesta të shumta për shkak të ndotjes së madhe të shkaktuar nga fabrika franceze të prodhimit të pjesëve të automobilave “Montjupe”, e cila mori gjoba të kripura dhe më pas u ble nga një kompani kanadeze.

Publikoi / Publikuan: БНР екип