Artikull
Exitpoll-i është një garanci shtesë për drejtësinë e zgjedhjeve
Dielë 29 Tetor 2023 07:22
Dielë, 29 Tetor 2023, 07:22
Përvan Simeonov
FOTO: Savina Spasova
Madhësia e shkronjave
Partneri i BNR në pasqyrimin e zgjedhjeve është agjencia “Gallup International Balkan”. Drejtori i agjencisë Përvan Simeonov sqaroi se në ditën e zgjedhjeve do të bëhet exitpoll dhe numërimi paralel i votave.Exitpoll është një sondazh deklarativ mostër në të cilin votuesit ftohen në dalje të qendrës së votimit për të përsëritur votën e tyre në një sondazh jashtëzakonisht të shkurtër, plotësisht anonim, i cili përmblidhet çdo dy orë për të monitoruar aktivitetin gjatë ditës së zgjedhjeve, si dhe profilin e votuesve, shpjegoi Simeonov. Ai u bëri thirrje votuesve që t'u përgjigjen anketuesve të agjencisë, sepse exitpoll-i është një tregues shtesë që mund të shfrytëzohet për të gjykuar drejtësinë dhe objektivitetin e zgjedhjeve. "Përderisa dita e zgjedhjeve varet nga votuesit, ne nuk kemi shqetësime, por për aq sa varet nga politikanët - kemi. Politikanët mund të histerizojnë çdo rezultat të ditës së zgjedhjeve ose çdo zhvillim. Ngadalë, por në mënyrë të qëndrueshme, Bullgaria fundoset në diskreditimin e procedurës zgjedhore. E trishtueshme, por jashtëzakonisht e pamerituar”, tha Simeonov.
Publikoi / Publikuan: БНР екип