Filmi i Stefan Komandarev "
Mësimet e Bllagës" fitoi çmimin e madh të jurisë në festivalin e Romës. Filmi, i cili është një bashkëprodhim i Bullgarisë dhe Gjermanisë, është edhe propozimi bullgar për “Oscar”. Filmat e Festivalit Kinematorafikë në romë vlerësohen nga një juri e përbërë nga profesionistë në fushën e kinemasë, kulturës dhe arteve. Kategoria në të cilën konkurron “Mësimet e Bllagës” është “Konkursi për kinemanë progresive – Vizionet e botës së të nesërmes”. Filmi bullgar fitoi në konkurrencë me 17 filma të tjerë nga vende të ndryshme. “Mësimet e Bllagës” tashmë u dallua me “Globin e Kristaltë” nga Festivali në Karllovi Vari. Në rolin kryesor është aktorja Eli Skorçeva, e cila i rikthehet kinemasë pas një pauze 30-vjeçare.