Artikull
Pjesëmarrja e votuesve në raundin e parë të zgjedhjeve lokale është e ulët
Hënë 30 Tetor 2023 06:24
Hënë, 30 Tetor 2023, 06:24
FOTO: arkiv
Madhësia e shkronjave
Do të ketë një raund të dytë për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë së Sofjes. Kandidati i "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) dhe "Shpëto Sofjen" Vasill Terziev kryeson me 31.3%. Vanja Grigorova, e mbështetur nga BSP, përballet me të me 21.1 %.
Pjesëmarrja në votime ishte 37.5, sipas një mostre 100% të kompletuar nga regjistrimi paralel i “Gallup International Balkan” – agjencia sociologjike që është partnere e BNR.
Në raundin e parë u zgjodhën kryetarët e bashkive të qyteteve rajonale: Kërdxhali - Erol Mymyn DPS; Jamboll - Valentin Revanski "Demokracia e drejtpërdrejtë"; Burgas - Dimitër Nikollov GERB; Vraca - Kalin Kamenov GERB; Stara Zagora - Zhivko Todorov GERB; Koalicioni lokal Pernik - Stanisllav Vlladimirov; Montana - Zllati Zhivkov GERB-SDS; Tërgovishte - Darin Dimitrov GERB.
Në qytetin e dytë më të madh të vendit, Plovdiv, më 5 nëntor do të ketë një raund të dytë mes Kostadin Dimitrov nga GERB dhe Ivajllo Staribratov nga PP-DB, në Varna do të konkurrojnë Ivan Portnih GERB dhe Blagomir Kotsev PP-DB. Balotazh do të ketë në qytetet rajonale Sliven, Veliko Tërnovo, Kjustendill, Haskovo, Vidin, Pazarxhik, Pleven, Razgrad, Ruse, Dobriç, Shumen, Silistra, Loveç, Smoljan, Gabrovo dhe Bllagoevgrad.
Publikoi / Publikuan: БНР екип