LAJME

Artikull

BSP kërkon mbështetje për balotazhin

Hënë, 30 Tetor 2023, 13:23

Kornelija Ninova

Kornelija Ninova

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

"Ka një popull të tillë" (ITN) do të mbështesë në balotazh Vanja Grigorovën, të propozuar nga e majta e bashkuar për kryetare të bashkisë së Sofjes. Këtë e ka bërë të ditur kryetarja e BSP-së, Kornelija Ninova në Facebook, e cila ka zhvilluar një bisedë me liderin e ITN-së, Sllavi Trifonov. Sipas të dhënave paraprake, kandidati i ITN-së për kryetar bashkie të Sofjes, Ivajllo Vëllçev, mori pak më shumë se 3% në raundin e parë të zgjedhjeve lokale. BSP po zhvillon negociata edhe me partitë e tjera për balotazhin në të cilin do të marrë pjesë koalicioni, thekson gjithashtu Ninova.