Artikull
Pritet vendimi i Gjykatës së Lartë Administrative për votimin me makina
Hënë 30 Tetor 2023 16:11
Hënë, 30 Tetor 2023, 16:11
Pllamen Tonçev
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Komisioni parlamentar për kontroll mbi shërbimet e sigurisë dëgjoi kryetarin e Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare” Pllamen Tonçev për shkak të anulimit të votimit me makinë. Këtë vendim KQZ mori mbrëmjen e së premtes, një ditë para raundit të parë të zgjedhjeve lokale, bazuar në raportin e Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare për shkak të dyshimeve për manipulime. Pas seancës, Pllamen Tonçev tha se të gjitha informatat i ka dhënë në një takim konfidencial.
Gjykata e Lartë Administrative pritet të vendosë mbrëmjen e sotme për vendimin e KQZ-së, që anuloi votimin me makina. Ai u apelua nga partitë politike, pjesëmarrësit në zgjedhje dhe qytetarët.
Publikoi / Publikuan: БНР екип