Artikull
KQZ: Pjesëmarrja në zgjedhjet lokale ishte 44.94%
Martë 31 Tetor 2023 12:27
Martë, 31 Tetor 2023, 12:27
FOTO: arkiv
Madhësia e shkronjave
Pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet lokale në Bullgari të 29 tetorit ishte 44.94%, që përkon me parashikimet paraprake të sociologëve. Më shumë se 2 713 000 votues dolën për të votuar nga gjithsej pak më shumë se 6 038 000 votues të regjistruar. Kjo duket qartë nga të dhënat e publikuara në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Në zgjedhjet e mëparshme vendore të vitit 2019, pjesëmarrja e votuesve në raundin e parë ishte më e lartë – 49.76%.
Publikoi / Publikuan: БНР екип