LAJME

Artikull

Në Sofje u diskutua bashkëpunimi në mbrojtje mes Bullgarisë dhe Kosovës

Martë, 31 Tetor 2023, 14:46

Todor Tagarev dhe Haxhi Bajraktari

Todor Tagarev dhe Haxhi Bajraktari

FOTO: mod.bg

Madhësia e shkronjave

Ministri i mbrojtjes Todor Tagarev u takua me ambasadorin e Kosovës në Bullgari Haxhi Bajraktari. Në takim u diskutuan sfidat para sigurisë së Ballkanit Perëndimor. Tagarev shprehu shqetësimin dhe mbështetjen për përpjekjet për stabilizimin e Kosovës. Ai theksoi pjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në misionin paqeruajtës të NATO-së (KFOR), i cili kohët e fundit u forcua edhe më shumë. Nga ana e tij, Bajraktari falënderoi për kontributin e Bullgarisë në garantimin e paqes në Kosovë. Të dy palët diskutuan mundësitë për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes dhe potencialin për bashkëpunim në fushën e sigurisë kibernetike, arsimit dhe mjekësisë ushtarake.