LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 1 nëntorin

Të mërkurën pritet ftohje e motit

Martë, 31 Tetor 2023, 17:15

Parashikimi i motit për 1 nëntorin

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Ditën e mërkurë vranësira do të zvogëlohet deri në mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë mesatare deri të fortë perëndimore duke sjellë me vete edhe ajër të ftohtë. Temperaturat maksimale do të jenë nga 18° deri në 20°në veriperëndim të Bullgarisë, deri në 23° - 25° në rajonet juglindore të vendit. Temperatura maksimale në Sofje do të jetë rreth 19°. Vranësirat do të rriten sërish mbrëmjen e së enjtes.
Do të fryjë erë e fortë në zonat malore. Para mesditës, mbi masivët e Bullgarisë Perëndimore dhe në rajonin e Ballkanit Qendror, vranësirat do të jenë të konsiderueshme dhe vende-vende do të ketë reshje shiu. Nga perëndimi vranësirat do të zvogëlohen deri në mot kryesisht me diell pas mesditës. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 metra do të jetë rreth 15°, në 2000 metra - rreth 8°.
Vranësirat mbi Detin e Zi do të jenë të ndryshueshme, më shpesh të konsiderueshme në orët e pasdites, por nuk do të ketë reshje. Në mëngjes do të fryjë erë mesatare nga jug-jugperëndimi, por pas drekës do të orientohet nga perëndimi-veriperëndimi dhe do të rritet. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 21 deri në 25 gradë. Temperatura e ujit të detit është 17°-21°. Eksitimi i detit do të jetë 2-3 ballë.

Publikoi / Publikuan: БНР екип