EKONOMI

Artikull

Për të tretin muaj radhazi Banka Popullore Bullgare rrit normën kryesore të interesit

Mërkurë, 1 Nëntor 2023, 06:44

Banka Popullore Bullgare

Banka Popullore Bullgare

FOTO: Ani Petrova

Madhësia e shkronjave

Që nga 1 nëntori, Banka Popullore Bullgare (BNB) po rrit normën kryesore të interesit për monedhën kombëtare levën në 3.79 për qind. Për muajin tetor, norma e interesit ishte 3.64 për qind dhe në shtator 3.53 për qind. Normat e interesit rriten që nga fundi i shtatorit 2022. Më pas BNB njoftoi një rritje të normës së interesit nga zero për qind për shtatorin në 0.49 për qind nga 1 tetori 2022. Në fund të vitit 2022, norma kryesore vjetore arriti në 1.42 për qind.
Për 9 muajt e parë të vitit, sistemi bankar në Bullgari ka një fitim rekord prej 2.7 miliardë leva ose 1.35 miliardë euro. Kjo është 80.5 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, njoftoi BNB. Fitimi mbresëlënës i bankave për vitin 2023 është kryesisht për shkak të rritjes së madhe të të ardhurave nga interesat e kredive dhe nga tarifat dhe komisionet më të larta.