Artikull
Prej më shumë se një shekulli, më 1 nëntor, Bullgaria shënon Ditën e Iluministëve të Popullit
Mërkurë 1 Nëntor 2023 09:47
Mërkurë, 1 Nëntor 2023, 09:47
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Shpirtëzimi, iluminizmi dhe patriotizmi janë baza e përparimit, unitetit, forcës dhe vetëbesimit të kombit bullgar, theksoi presidenti Rumen Radev në urimin me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit. “Sot, fëmijët tanë e shikojnë të ardhmen përmes teknologjisë, por iluminizmi është ai që na kthen te thelbi ynë, te rrënjët tona. Sot, nesër dhe përgjithmonë do të na duhen strumbullarët moralë të Bullgarisë, që të mos harrojmë se kush jemi, që të kujtojmë mësimin më të rëndësishëm - fuqinë e iluminizmit për të na udhëhequr nëpër sprovat e kohës", tha presidenti.
Në Ditën e Iluministëve të Popullit, para godinës së presidencës u zhvillua ceremonia e ngritjes së flamurit kombëtar.
- Dita e Iluministëve po vazhdon të na kujtojë kuptimin e spiritualitetit dhe identitetit tonë kombëtar
- Rilindësit modernë po ndryshojnë botën me shembullin e tyre personal
Publikoi / Publikuan: БНР екип