EKONOMI

Artikull

268,94 euro do të jetë kufiri i varfërisë në Bullgari në vitin 2024

Mërkurë, 1 Nëntor 2023, 15:00

268,94 euro do të jetë kufiri i varfërisë në Bullgari në vitin 2024

FOTO: Radio Vidin

Madhësia e shkronjave

526 leva /268,94 euro/ do të jetë kufiri i varfërisë në Bullgari në vitin 2024, vendosi qeveria. Vlera e saj do të rritet me 22 leva /11,25 euro/, ose me 4,4% në krahasim me vitin 2023”, theksoi ministrja e çështjeve sociale, Ivanka Shallapatova.
Në gusht, Konfederata e Sindikatave të Pavarura /KNSB/ njoftoi se, sipas përllogaritjeve të tyre, kufiri objektiv i varfërisë për vitin 2024 duhet të jetë 646 leva /330,29 euro/ për ta kompensuar inflacionin.