LAJME

Artikull

Nga nëntori, çmimi i gazit natyror do të rritet në 41,99 euro /MWh

Mërkurë, 1 Nëntor 2023, 16:06

Nga nëntori, çmimi i gazit natyror do të rritet në 41,99 euro /MWh

FOTO: arkiv

Madhësia e shkronjave

Komisioni për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit ka vendosur përfundimisht që çmimi i gazit natyror për muajin nëntor të rritet me 36% dhe të shitet për 82,12 leva /41,99 euro/ për një megavat orë, pa taksa dhe tarifa.
Ndër faktorët kryesorë të rritjes së çmimit janë rritja e ndjeshme e indeksit të çmimeve të bursës holandeze për muajin nëntor, rritja e furnizimeve për sezonin e ardhshëm të ngrohjes dhe ndikimi negativ i konflikteve ushtarake në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme në çmimet e tregut të karburantit blu.

Publikoi / Publikuan: БНР екип