SHOQËRI

Artikull

Në Sofje prezantojnë karikaturat e kohës së socializmit

Enjte, 2 Nëntor 2023, 04:20

Në Sofje prezantojnë karikaturat e kohës së socializmit

FOTO: nationalgallery.bg

Madhësia e shkronjave

"Nga gazeta deri në muze" - me këtë titull hapet ekspozita ku prezantohen karikaturat bullgare të krijuara në kohën e socializmit - nga viti 1944 deri në vitin 1989. Ajo mund të shihet nga 2 nëntori deri më 31 mars në Muzeun e Artit nga periudha e socializmit në Galerinë Kombëtare në Sofje. Ekspozita përfshin rreth 150 karikatura bullgare nga koleksioni i Galerisë Kombëtare. Ndër autorët janë Ilija Beshkov, Aleksandër Zhendov, Boris Angellushev, Stojan Venev, Boris Dimovski, Donjo Donev etj.

FOTO: nationalgallery.bg

Kjo është një përpjekje për të rindërtuar zhanrin e karikaturës në shtyp në kushtet e sistemit totalitar të menaxhimit të jetës politike, shoqërore dhe kulturore në Bullgari.

FOTO: nationalgallery.bg

Lexoni më shumë:

Publikoi / Publikuan: БНР екип