SHOQËRI

Artikull

Filantropi Nikolla Rahnev u zgjodh iluminist i dekadës

Enjte, 2 Nëntor 2023, 07:19

Nikolla Rahnev

Nikolla Rahnev

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Nikolla Rahnev u zgjodh iluministi i dekadës nga auditori i Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ai është mbajtës i çmimit "Iluministi i vitit" për vitin 2019. Në një ceremoni, statujën "Az, Buki, Vedi - Dituria" iu dorëzua Rahnevit nga ministrja sociale Ivanka Shallapatova. Rahnev është 40 vjeç me përvojë të madhe në menaxhimin e biznesit dhe shërbimet e konsulencës. Ideja e tij “Gorata.bg” çoi në ripyllëzimin e mbi 2 000 000 pemëve. Rahnev ishte një nga të parët që shkoi për të ndihmuar fshatrat e përmbytura në rajonin e qytetit Karllovo në 2022. Shtëpia e tij "Përqafime nga Bullgaria" strehoi dhjetëra refugjatë nga lufta në Ukrainë. Ai gjithashtu koordinoi mbledhjen dhe dërgimin e ndihmave për viktimat e tërmeteve në Turqi dhe Siri. “Të bësh mirë është rruga më e drejtpërdrejtë drejt lumturisë...” ndau i dekoruari.