LAJME

Artikull

Pothuajse 1/3 e sipërmarrësve në Bullgari janë gra

Enjte, 2 Nëntor 2023, 11:44

Nikollaj Denkov

Nikollaj Denkov

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Nëse gratë marrin përfaqësim të barabartë në sipërmarrje, teknologji të lartë dhe inxhinieri, kjo do të çojë në fitime prej trilionash, do ta bëjë Evropën edhe më konkurruese, beson Komisioni Evropian.Këtë e theksoi kryeministri Nikollaj Denkov në përshëndetjen e tij drejtuar pjesëmarrësve në "Forumin Global të Grave Lidere", që po mbahet në Sofje nga "Këshilli i grave në biznes në Bullgari". Forumi diskuton idetë dhe praktikat e individëve, kompanive dhe organizatave për një shoqëri më të qëndrueshme dhe të barabartë. Statistikat tregojnë se gratë sipërmarrëse në Bullgari  janë 30%. Në teknologjitë e larta, përfaqësimi i grave bullgare është 41% dhe është dukshëm mbi nivelin mesatar evropian. “Kështu që ka shumë për të qenë krenarë, ka shumë për t’u mburrur, por ka shumë për të bërë”, shtoi kryeministri.