Artikull
Një marrëveshje mes Akademisë Bullgare të Shkencave dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë parashikon bashkëpunim mes dy vendeve tona
Enjte 2 Nëntor 2023 16:33
Enjte, 2 Nëntor 2023, 16:33
FOTO: Akademia Bullgare e Shkencave
Madhësia e shkronjave
Një delegacion i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë ishte për një vizitë disaditore në Sofje, na informon sajti i Akademisë Bullgare të Shkencave
Në kuadër të vizitës Kryetari i Akademisë bullgare, Akad. Julijan Revallski dhe kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Akad. Skënder Gjinushi, nënshkruan para disa ditësh një marrëveshje për bashkëpunimin shkencor mes dy akademive. Dokumenti parashikon pjesëmarrjen e studiuesve në projekte të përbashkëta, konferenca, simpoziume, tryeza të rrumbullakëta, si dhe shkëmbimin e shkencëtarëve.
Programi i shkencëtarëve përfshiu edhe një takim me kryeministrin bullgar Akad. Nikollaj Denkov, në të cilin ai theksoi potencialin e Ballkanit për t’u bërë një rajon lider në fushën e shkencës dhe teknologjisë. Për këtë qëllim institucionet duhet të kenë një rol shumë aktiv dhe vendet e Gadishullit Ballkanik duhet të bashkëpunojnë, duke shkëmbyer praktikat më të mira botërore, vuri në dukje kryeministri Denkov.