LAJME

Artikull

Sofja pret Kongresin e X Ndërkombëtar Jubilar të Psikologëve

Premte, 3 Nëntor 2023, 04:20

Stoju Nedin

Stoju Nedin

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Më 3 dhe 4 nëntor në Universitetin e Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” do të mbahet Kongresi i dhjetë Ndërkombëtar i Psikologjisë. Sipas Shoqatës së Psikologëve në Bullgari, gjatë forumit do të prezantohen rreth 180 raporte shkencore për temat që kanë të bëjnë me përdorimin e tepruar të internetit dhe rrjeteve sociale. Gjithashtu do të prezantohen disa studime lidhur me mirëqenien mendore dhe dimensionet kohore të kënaqësisë nga jeta tek gratë në moshë madhore; ndikimin e rrjeteve sociale në marrëdhëniet ndërpersonale; ndikimin e rrjeteve sociale në agresivitetin e fëmijëve; ndikimin e ushqyerjes me gji në depresionin pas lindjes etj. Sipas Stoju Nedin, nënkryetar i kompanisë, mjedisi elektronik krijon shumë efekte negative në psikikën e njerëzve, veçanërisht tek adoleshentët dhe beqarët.

Publikoi / Publikuan: БНР екип