Artikull
Anija bullgare “Rozhen” e bllokuar në Izrael u ankorua në Varna
Premte 3 Nëntor 2023 09:14
Premte, 3 Nëntor 2023, 09:14
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Anija bullgare "Rozhen", e cila ndodhej në portin izraelit të Ashod pranë armiqësive dhe lundroi në fund të tetorit, mbërriti në Varna. Më parë, katër marinarë të bllokuar në anije arritën të kthehen në vend me një fluturim nga Tel Avivi.
“Më 7 tetor, në orën 6:30, pamë tymin e parë të zi nga Gaza. Na u desh të lëviznim një herë, pasi një bombë shpërtheu 200 metra larg nesh”, tha ndihmës kapiteni Stoiço Angellov në tokën bullgare. Sipas tij, në bordin e anijes kanë mbetur 17 persona - 12 bullgarë dhe pesë ukrainas.
Publikoi / Publikuan: БНР екип