SHOQËRI

Artikull

Sot është dita e reflektimit para raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Bullgari

Shtunë, 4 Nëntor 2023, 02:30

Sot është dita e reflektimit para raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Bullgari

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Sot, 4 nëntori, është ditë për reflektim në Bullgari para raundit të dytë të zgjedhjeve lokale. Ndalimi i agjitacionit politik dhe publikimi i rezultateve të mundshme sipas sondazheve është ndaluar deri në fund të ditës së zgjedhjeve të dielën. Autoritetet vendore kanë të drejtën të ndalojë shitjen e alkoolit në territorin e bashkisë së tyre.

FOTO: BTA

Më 5 nëntor do të votojmë vetëm për kryetar bashkie, kryetar rajoni, ose kryetar komune. Zgjedhjet do të mbahen në vendbanimet ku më 29 tetor asnjë nga kandidatët nuk arriti të fitojë më shumë se 50% të votave të hedhura. Dita e zgjedhjeve të dielën do të fillojë në orën 07:00 dhe do të përfundojë në orën 20:00. Në rast të radhëve para seksioneve, koha e votimit mund të shtyhet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri në orën 21.00.

FOTO: БГНЕС

Nëse nuk ka befasime, nesër për herë të parë në zgjedhjet vendore do të kemi votim të përzier - me fletëvotime prej letre dhe me makineri, pasi një skandal bëri që kjo skemë të rrëzohet në raundin e parë. Do të ketë votim në më shumë se 7250 seksione, në 5900 prej tyre – edhe me makineri.
Foto: BGNES, BTA
Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva