LAJME

Artikull

Kryeministri bëri thirrje për votim dhe komentoi luftën në Lindjen e Mesme

Dielë, 5 Nëntor 2023, 10:32

Nikollaj Denkov

Nikollaj Denkov

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Dilni dhe votoni për atë që dëshironi të sundojë. Pavarësisht nëse me makinë apo letër, bëri thirrje kryeministri Nikollaj Denkov pas votimit në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Sofje.
Ai komentoi luftën e “Hamasit” kundër Izraelit. "Të gjithë e kuptojnë se nëse konflikti përshkallëzohet, ai mund të ketë pasoja të mëdha në mbarë botën, kështu që është e rëndësishme të arrihet ekuilibri i duhur." Ai gjithashtu tha se është me rëndësi lirimi i pengjeve dhe zvogëlimi i rrezikut të sulmeve të Hamasit, si dhe të mos shkaktohet një krizë humanitare. Sipas kryeministrit, këndvështrimi i Izraelit duhet të dëgjohet, por duhet të kemi kujdes që të ketë mbështetje humanitare edhe për palën tjetër. Denkov deklaroi se nuk ka pasur bisedime për mbështetje ushtarake, transmeton BGNES

Publikoi / Publikuan: БНР екип