LAJME

Artikull

Bojko Borisov: Tashmë kemi një formacion të ri - të partive që e mbështesin Rusinë

Dielë, 5 Nëntor 2023, 20:49

Bojko Borisov

Bojko Borisov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Rezultatet e këtij votimi lokal kanë treguar se tashmë ka një formacion të ri - nga "partitë që e mbështesin Rusinë dhe Putinin. Këto janë “Po e vazhdojmë ndryshimin (PP-DB) dhe “Vëzrazhdane”. Kjo u bë e ditur në një konferencë për shtyp nga kreu i GERB-it dhe ish-kryeministër i Bullgarisë Bojko Borisov.
Ai deklaroi se PP-DB dhe “Vëzrazhdane” gjithmonë kanë qenë kundër GERB-it. Sipas tij, GERB është forca e tretë politike në këto zgjedhje dhe partia ka marrë dy herë më shumë vota dhe këshilltarë bashkiakë se PP-DB.
Borisov shpjegoi pjesëmarrjen e ulët të votuesve me faktin se njerëzit tashmë janë lodhur nga hipokrizia.