Artikull
Sofja nuk ka kushte të reja për integrimin evropian të Shkupit
Hënë 6 Nëntor 2023 07:26
Hënë, 6 Nëntor 2023, 07:26
Gabriel Eskobar
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, tha para Radios “Zëri i Amerikës” se Bullgaria e siguroi atë se nuk do të vendosë kushte të reja për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në BE. “Pata një bisedë me kolegët e mi bullgarë dhe ata më siguruan se nuk kanë ndërmend të shtojnë më shumë kushte. Ata duan të shohin përparim në hartën rrugore që është tashmë ekzistuese. Ne duam të punojmë me të gjitha palët për të siguruar që këto kushte të përmbushen”, tha Eskobar. Ndryshimet në ligjin bazë të Maqedonisë së Veriut për përfshirjen e pakicës bullgare në të janë kusht në kuadrin negociator të vendit, me qëllim që të mbahet Konferenca e dytë ndërqeveritare dhe që Maqedonia e Veriut të fillojë hapjen e kapitujve të negociatave në rrugën drejt anëtarësimit në BE, shpjegoi Eskobar.
Publikoi / Publikuan: БНР екип