LAJME

Artikull

U shfaq një aurora boreale, e pazakontë për gjerësinë bullgare

Hënë, 6 Nëntor 2023, 08:12

U shfaq një aurora boreale, e pazakontë për gjerësinë bullgare

FOTO: Facebook/Dimitrinka Dimitrova

Madhësia e shkronjave

Qielli mbi Bullgari u ndriçua nga aurora boreale të dielën. Pamja e pazakontë e qiellit me ngjyrë të kuqe ngriti shumë pikëpyetje në rrjetet sociale. "Nga Bullgaria, një fenomen i tillë mund të shihet vetëm në raste të rralla, pas një nxjerrjeje të fuqishme të masës koronale nga Dielli", tha për BTA fizikani Penço Markishki nga Instituti i Astronomisë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Pasi rryma e grimcave të ngarkuara bombardon magnetosferën e Tokës, grimcat e plazmës diellore krijojnë aurora. Në raste të rralla, kur procesi është shumë intensiv, aurorat mund të vërehen edhe nga gjerësi më të ulëta, tha fizikani. Ato shoqërohen nga një stuhi gjeomagnetike, e cila mund të çojë në ndërhyrje në komunikimet radio, shtoi Markishki.