LAJME

Artikull

Presidenti mbrojti drejtorin e Agjencisë Shtetërore për Siguri Kombëtare

Hënë, 6 Nëntor 2023, 09:26

Rumen Radev

Rumen Radev

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Presidenti Rumen Radev mbrojti kryetarin e Agjencisë Shtetërore për Siguri Kombëtare – DANS Pllamen Tonçev. Kryeministri Nikollaj Denkov kërkoi shkarkimin e tij përpara raundit të dytë të zgjedhjeve lokale. Arsyeja ishte një raport i Agjencisë, i cili çoi në anulimin e votimit më makineri në raundin e parë.
Një qeveri është e fortë duke iu bindur ligjit, jo duke u pozicionuar mbi të. Dëgjova me vëmendje kryeministrin. Ligji i Agjencisë Shtetërore për Siguri Kombëtare përcakton qartë arsyet e shkarkimit të kryetarit të saj dhe mes tyre nuk figuron mungesa e besimit nga ana e kryeministrit. Është qartë  se dorëheqja e Tonçevit po kërkohet sepse ai ka ndjekur ligjin, jo sepse e ka shkelur atë. Sipas kësaj logjike, qeveria duhet menjëherë të japë dorëheqjen, sepse shumica dërrmuese e bullgarëve nuk i besojnë, sqaroi Radev.