LAJME

Artikull

Vasill Terziev: Do të dëshmojmë se mund të qeverisim në mënyrë transparente

Hënë, 6 Nëntor 2023, 13:09

Vasill Terziev

Vasill Terziev

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

“Duhet të dëshmojmë se përveç fitimit të zgjedhjeve, mund të qeverisim edhe me dinjitet dhe transparencë. Kështu tha Vasill Terziev, i nominuar nga “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike (PP-DB) dhe “Shpëto Sofjen”, pasi rezultatet e zgjedhjeve lokale treguan se ai është kryetari i ri i bashkisë së Sofjes, se 19 nga 24 rajonet në Sofje janë nga i njëjti koalicion, si dhe 23 nga gjithsej 61 këshilltarët bashkiakë. Terziev premtoi se do ta luftojë në një mënyrë shumë aktive kundër korrupsionit dhe abuzimeve, "kështu qe të jetë e qartë se paratë e qytetarëve të Sofjes shkojnë atje ku janë të destinuara", ai premtoi gjithashtu se do të punojë për interesat e të gjithë sofjanasve, përfshirë ata që nuk e kanë mbështetur.