Artikull
Denkov për Netanyahun: Ju keni mbështetjen tonë të plotë
Hënë 6 Nëntor 2023 13:39
Hënë, 6 Nëntor 2023, 13:39
FOTO: Këshilli i Ministrave
Madhësia e shkronjave
“Shteti i Izraelit dhe populli izraelit kanë mbështetjen tonë të plotë, ne jemi me ju”. Këtë e tha kryeministri Nikollaj Denkov gjatë takimit të tij me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentin Isaak Herzog gjatë një vizite njëditore në Jerusalem.
Kryeministri bullgar theksoi se Bullgaria është e gatshme t'i ofrojë Izraelit mbështetje humanitare, duke përfshirë edhe dërgimin e mjekëve specialistë. Në të njëjtën kohë, ai deklaroi se Bullgaria është shumë e shqetësuar për atë që po ndodh në Gazë dhe se "Hamasi dhe e gjithë struktura e tij ushtarake dhe administrative duhet të çrrënjosen, sepse përndryshe nuk do të ketë paqe të qëndrueshme".
Publikoi / Publikuan: БНР екип