Artikull
Mes pengjeve të “Hamasit” në Gaza ka edhe persona me origjinë bullgare
Martë 7 Nëntor 2023 06:54
Martë, 7 Nëntor 2023, 06:54
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Ka dy pengje me origjinë bullgare të mbajtura nga Hamasi, njoftoi zëvendëskryeministrja dhe ministre e jashtme Maria Gabriel, e cila u kthye nga një vizitë në Izrael së bashku me kryeministrin Nikollaj Denkov. “Ky është informacioni që mund të ndajmë, ne vazhdojmë të koordinohemi me Izraelin dhe palët negociuese për të bërë gjithçka që është e nevojshme për lirimin e pengjeve”, tha Gabriel. Ajo bëri të ditur se gjatë vizitës patën takime edhe me familjarë të pengjeve, nga ku u bë e ditur informacioni për dy pengjet civilë me origjinë bullgare. Nëse pengjet janë me origjinë bullgare dhe nuk kanë ende dokumente bullgare, besoj se është detyra jonë parësore t'i bëjmë ata qytetarë bullgarë. Për më tepër, praktika tregon se është më e lehtë të lirohen ata që kanë dy shtetësi. Këtë e tha nënpresidentja Ilijana Jotova pasi mësoi lajmin.