Artikull
Ljubo Kirov e përfundon turneun e tij të suksesshëm me tre koncerte në Sofje
Martë 7 Nëntor 2023 07:15
Martë, 7 Nëntor 2023, 07:15
FOTO: Facebook / Lubo Kirov
Madhësia e shkronjave
Ljubo Kirov do ta përfundojë turneun e tij "Turneu 2023", që u konsiderua si “një turne super i suksesshëm”, me tre koncerte të mëdha në Sallën Nr. 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) - më 8, 9 dhe 10 nëntor. Ato do të jenë kulmi i një maratone koncertesh që u vizituan nga mbi 12 000 njerëz.
FOTO: Facebook / Lubo Kirov
Me këto koncerte në NDK, Ljubo Kirov do të përmbyllë një vit mjaft të suksesshëm, në të cilin ai edhe një herë u fut në renditjen e revistës prestigjioze Forbes "Top 70 personazhet e famshëm bullgarë", fitoi një sërë çmimesh dhe albumi i tij "Puthmë" u bë albumi më i shitur në vitin 2023.
Facebook / Lubo KirovPërpiloi: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: БНР екип