Martë 7 Nëntor 2023 10:19
Martë, 7 Nëntor 2023, 10:19
Angell Grigorov
FOTO: Arkiv personal
Madhësia e shkronjave
Korrespondenti i BNR në Moskë, Angell Grigorov, zyrtarisht e ktheu akreditimin e tij gazetaresk në Ministrinë e Jashtme ruse më 7 nëntor. Ai u këshillua të largohet nga vendi brenda dy javësh. Që nga 1 nëntori, Grigorovit iu ndalua të kryejë punën e tij gazetareske në Moskë pas dëbimit të korrespondentit të gazetës së Kremlinit "Rosijskaja Gazeta" Aleksandër Gacak nga Bullgaria. Atëherë faqja e internetit e Ministrisë së Jashtme ruse njoftoi se Grigorov u urdhërua të dorëzonte akreditimin e tij si një "masë reciproke" në përgjigje të "persekutimit" të Gacak nga shërbimet bullgare, të cilat e shpallën atë një kërcënim për sigurinë kombëtare. Udhëheqja e BNR-së deklaroi tashmë zyrtarisht se "Dëbimi i korrespondentit të vetëm të medias bullgare nga Rusia është një akt thjesht politik në dëm të lirisë së aksesit në informacion".
Publikoi / Publikuan: БНР екип