Artikull
Orvatjet për të kaluar ilegalisht kufirin bullgaro-turk u rritën me 24 për qind
Martë 7 Nëntor 2023 11:38
Martë, 7 Nëntor 2023, 11:38
FOTO: EPA/BGNES
Madhësia e shkronjave
Nga fillimi i vitit deri më 31 tetor u parandaluan mbi 170 mijë tentativa të shtetasve të vendeve të treta për të hyrë ilegalisht në vend, njofton “Policia Kufitare”. Mbi 99për qind e tyre ishin përgjatë kufirit bullgaro-turk. Mbi 169 600 përpjekje u parandaluan atje. Kjo është një rritje prej gati 24 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, kur rastet ishin 137 200. Që nga fillimi i vitit 2023 u parandaluan mbi 500 tentativa për të kaluar ilegalisht kufirin greko-bullgar. Në 10 muajt e parë të vitit 2023, u ndaluan 1364 emigrantë në zonën kufitare për hyrje të paligjshme. 1304 prej tyre janë në kufirin bullgaro-turk. 2172 emigrantë u ndaluan gjatë një tentative për të kaluar ilegalisht kufirin në dalje. Kufiri bullgaro-serb mbetet më i mbingarkuari në dalje, ku ndalohen 88 për qind e të huajve.