LAJME

Artikull

Deputetët do të vendosin për blerjen e makinave luftarake “Stryker”

Martë, 7 Nëntor 2023, 12:11

Ministri Tagarev

Ministri Tagarev

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Votimi i ardhshëm i mosbesimit ndaj qeverisë me iniciativën e Partisë Socialiste Bullgare (BSP) do të jetë rast për të shpjeguar politikën tonë të mbrojtjes, tha ministri i mbrojtjes Todor Tagarev. Sipas tij, Bullgaria ka nevojë për aftësi mbrojtëse të integruara maksimalisht me ato të aleatëve tanë për të garantuar sigurinë për vendin dhe për qytetarët bullgarë.
Kontrata për blerjen e mjeteve luftarake “Stryker” nuk do të nënshkruhet pa ratifikim nga Kuvendi Popullor, tha gjithashtu ministri, duke shtuar se deputetët mund të marrin një vendim në fillim të dhjetorit të këtij viti. Paratë për makineritë do të sigurohen nga buxheti i shtetit me një pagesë të shtyrë deri në vitin 2027.