LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 8 nëntorin 2023

Një front i ftohtë me reshje do të kalojë në vend

Martë, 7 Nëntor 2023, 17:15

Parashikimi i motit për 8 nëntorin 2023

FOTO: Bozhidar Çollakov

Madhësia e shkronjave

Të mërkurën temperaturat minimale në vend do të jenë nga 8 deri në 13°, në Sofje rreth 9°. Gjatë ditës front i ftohtë me reshje do të kalojë nga perëndimi në lindje. Temperaturat maksimale gjatë ditës do të jenë nga 13 dhe 15° në veriperëndim deri në 23-25° në juglindje, në kryeqytet – 15°.
Në bregdetin e Detit të Zi paradite do të mbajë mjegull, ditën do të jetë me diell, ndërsa pas mesditës në veri do të ketë reshje shiu. Temperaturat e ajrit do të lëvizin deri në 20-24°. Uji i detit është 18-20°.
Në zonat malore do të mbajë vranësira me reshje. Temperatura në 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë deri në 14°, në 2000 m deri në 7°.
Mëngjesin e së enjtes do të jetë i freskët, me mjegull në lugina, me diell gjatë ditës.
Edhe ditën e premte pritet të jetë me diell.

Publikoi / Publikuan: БНР екип