Fakt është se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk ia doli mirë kësaj radhe me zhvillimin e zgjedhjeve. Duhet kërkuar një ndryshim në përbërjen e KQZ-së. Këtë duhet ta bëjë parlamenti. Kështu tha kryeministri Nikolaj Denkov në përgjigjet e tij ndaj pyetjeve të qytetarëve të transmetuara drejtpërdrejt në internet.
Për Denkovin nuk janë të vërteta pretendimet se ministri i qeverisjes elektronike Aleksandër Jollovski është shantazhuar për kontratë publike nga një lider i koalicionit qeverisës.
Kryeministri mbrojti sërish të drejtën e tij për të kërkuar dorëheqjen e kreut të Agjencisë Shtetërore për Siguri Kombëtare. Presidenti i ka tejkaluar kompetencat e tij dhe nuk ka të drejtë të refuzojë shkarkimin që i është kërkuar për shkak se kjo pengon punën e qeverisë, shtoi Denkov.