LAJME

Artikull

Çdo i katërti fëmijë në Bullgari rritet pa prind për shkak të migrimit për motive punësimi

Mërkurë, 8 Nëntor 2023, 13:31

Çdo i katërti fëmijë në Bullgari rritet pa prind për shkak të migrimit për motive punësimi

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Çdo i katërti fëmijë në Bullgari jeton pa prindërit, sepse ata punojnë jashtë vendit. Këto të dhëna alarmante u paraqitën në Bruksel në konferencën "Pasojat sociale të lëvizshmërisë evropiane: fëmijët e lënë në shtëpi" nga eurodeputeti bullgar Petër Vitanov nga Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve.
Vitanov theksoi se aktualisht shkalla e papunësisë në Bullgari është vetëm rreth 5%, por paga e ulët bën që shumë familje bullgare të zgjedhin punën në Evropën Perëndimore. “Fëmijët që jetojnë pa prindërit janë më të cenueshëm dhe lehtë mund të përfshihen në forma të ndryshme shfrytëzimi dhe të bëhen viktima të dhunës”, theksoi eurodeputeti.