LAJME

Artikull

Anija polare bullgare u nis sërish për në Antarktidë

Mërkurë, 8 Nëntor 2023, 15:56

Anija polare bullgare u nis sërish për në Antarktidë

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Ekspedita e 32-të e Antarktidës me anijen kërkimore-shkencore bullgare “Shenjtor Kirill dhe Metodij" u nis nga Varna. Një nga detyrat kryesore të anijes tani është tranportimi i suksesshëm i konstruksioneve të një laboratori të ri modern shkencor, në të cilin studiuesit do të mund të punojnë në bazën bullgare "Shën Kliment Ohridski" në ishullin Livingstone. Gjatë sezonit të tanishëm shkencëtarët bullgarë do të punojnë mbi 10 projekte të reja. Për herë të parë, biologët dhe gjeologët do të kryejnë studime paralele të sedimenteve të shtratit të detit në afërsi të bazës dhe të mikroorganizmave dhe jovertebrorëve që jetojnë në baltë dhe në akuifer.

Publikoi / Publikuan: БНР екип