LAJME

Artikull

Klaus Iohanis: Është më mirë që Rumania dhe Bullgaria të hyjnë së bashku në Shengen

Mërkurë, 8 Nëntor 2023, 16:32

Klaus Iohanis: Është më mirë që Rumania dhe Bullgaria të hyjnë së bashku në Shengen

FOTO: Facebook /Klaus Iohannis

Madhësia e shkronjave

Opsioni më i mirë është që Rumania dhe Bullgaria të hyjnë së bashku në zonën Shengen dhe "të gjitha negociatat dhe të gjitha përpjekjet për të bindur ata që kanë rezerva për këtë çështje synojnë këtë". Këtë e tha sot presidenti rumun Klaus Iohanis gjatë vizitës së tij në Belgjikë në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin belg Aleksandër de Kro, transmeton BTA. Fjalët e Iohanis vijnë pasi, në një intervistë të publikuar dje për agjencinë Bloomberg, kryeministri rumun Marçel Çollaku tha se Bukureshti mund të shqyrtojë tërheqjen nga përpjekjet e Bullgarisë për t'u bërë anëtare e Shengenit nëse del se negociatat do të çojnë në një rezultat më të mirë.
"Nuk ka indikacione se Bullgaria dhe Rumania janë në rrugë të ndryshme për Shengen", tha sot kryeministri Nikollaj Denkov, i cili u përgjigjej pyetjeve të qytetarëve për temat aktuale përmes Facebook.
Austria bllokoi hyrjen e Rumanisë dhe Bullgarisë në Shengen, dhe Holanda bllokoi Bullgarinë.

Publikoi / Publikuan: БНР екип