LAJME

Artikull

Autoritetet serbe dështuan prezantimin e një libri bullgar në Bosilegrad

Enjte, 9 Nëntor 2023, 08:09

Autoritetet serbe dështuan prezantimin e një libri bullgar në Bosilegrad

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Në Ditën e Krahinave Perëndimore /rajonet kufitare juglindore të Serbisë me popullsi bullgare/, 8 nëntor, ndërhyrja e policisë ndërpreu prezantimin e librit “Elegjia për krahinat” në Bosilegrad, raportoi BTA.
Një grup i policëve civilë nga komuna e Surdulicës kanë kontrolluar ambientet e Qendrës Kulturore dhe Informative “Bosilegrad”.Veprimi u urdhërua nga Gjykata e Lartë në Vranja.23 libra u sekuestruan.Autori, poeti, shkrimtari dhe diplomati Edvin Sugarev dhe tre bullgarë të tjerë u ndaluan nga policia serbe në pikën kufitare “Ribarci” dhe nuk u lejua të hyjnë në Serbi.Në pikën e kontrollit mbërriti edhe konsulli bullgar Petër Dënov, por as ai nuk mundi të ndikonte në pranimin e Sugarevit në Serbi.Në prezantimin e dështuar në sallonin e Qendrës Kulturore ishte i pranishëm edhe ambasadori bullgar në Serbi, Petko Dojkov.Ai dënoi veprimet e autoriteteve lokale dhe tha se do të informonte qeverinë bullgare dhe Ministrinë e Jashtme për rastin.