Artikull
Po festojmë 125 vjetorin e shenjtërimit të Kishës së Hekurt “Shën Stefani” në Stamboll
Enjte 9 Nëntor 2023 09:44
Enjte, 9 Nëntor 2023, 09:44
FOTO: mfa.bg
Madhësia e shkronjave
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e jashtme Maria Gabriel vizitoi Kishën e Hekurt bullgare “Shën Stefani” në Stamboll, së bashku me ministrin e kulturës Krëstju Krëstev. Në vitin 2023 shënohet 125 vjetori i shenjtërimit të tempullit. Zëvendëskryeministrja theksoi se kisha është simbol i bashkimit kombëtar bullgar, dritës dhe së ardhmes.Gabrieli bëri një nderim të thellë për bullgarët patriotë që ruajtën trashëgiminë kulturore dhe historike bullgare dhe shprehu shpresën se ajo do të ruhet për brezat e ardhshëm. Festimet e përvjetorit u hapën me një liturgji të udhëhequr nga Mitropoliti i Silivrisë Maksim dhe Arkimandriti Harallampi Niçev. U hap ekspozita “Kisha e Hekurt “Shën Stefani” dhe kujtesa bullgare e bullgarëve të Stambollit”.
Gabrieli foli me Bordin e Administrimit të Fondacionit të Kishave Ortodokse të Eksarkisë Bullgare në Stamboll dhe të Fondacionit të Kishës Ortodokse Bullgare “Shën Gjergji” në Edrene. Ajo mirëpriti përpjekjet e tyre për të ruajtur trashëgiminë kulturore dhe historike bullgare në Turqi. “Mund të shpresoni te mbështetja e shtetit bullgar”, tha zëvendëskryeministrja.