Artikull
Qeveria ka marrë masat e nevojshme ndaj “Lukoil Neftohim”
Enjte 9 Nëntor 2023 11:43
Enjte, 9 Nëntor 2023, 11:43
Rafineria e naftës Lukoil Neftohim në Burgas
FOTO: BNR-Burgas
Madhësia e shkronjave
Skema e korrupsionit e “Lukoil Neftohim” për të anashkaluar sanksionet e BE-së dhe SHBA-së kundër Rusisë është e njohur për ne, komentoi në Sofje kryeministri Nikollaj Denkov. Një raport i organizatave joqeveritare njoftoi se rafineria në Burgas (Bullgari Juglindore) ka fituar 1 miliard euro nga shkeljet.
“Qeveria tashmë ka marrë masa. Janë rritur ndjeshëm taksat qëpronari “Lukoil” duhet të paguajë për të reduktuar fitimet e tepërta që shkojnë në Rusi për të zhvilluar luftën”, tha kryeministri. "Kjo është një temë e ndryshme nga tema se si “Lukoil” anashkalon rregulloret duke bërë transferime nga një cisternë në një tjetër, ose duke përdorur dokumente false për të hyrë në vende të tjera. Por kjo nuk është në kompetencat e qeverisë bullgare për t'u marrë me të," shtoi Denkov .