SHOQËRI

Artikull

Dy arushkë u shpëtuan pranë Sofjes

Enjte, 9 Nëntor 2023, 13:57

Dy arushkë u shpëtuan pranë Sofjes

FOTO: FB / WWFBulgaria

Madhësia e shkronjave

Dy arushkë, të shpëtuar në rajonin e Sofjes, u vendosën përkohësisht në Parkun e Arinjve pranë qytetit Belica. Arinjtë u shpëtuan në një aksion të përbashkët të Ministrisë së Mjedisit dhe Ujit, Organizatës për Mbrojtjen e Natyrës WWF dhe Fondacionit “Katër Putra”. Këlyshët u gjetën pas një lajmërimi nga banorët vendas. Ata janë pa nënë dhe bredhin vetëm. Arushkat e mbetur pa nënë, nuk kanë mundësi të mbijetojnë në natyrë”, tha menaxheri i parkut Dimitër Ivanov.
Këlyshët do të qëndrojnë në park deri në përgatitjen e dokumenteve për transportimin e tyre në Greqi. Atje ata do t'i nënshtrohen një procesi përshtatjeje, pas së cilës ata mund të lirohen përsëri në natyrë.

Publikoi / Publikuan: БНР екип