Artikull
Laura Kjoveshi: Qytetarët duan të shohin që ligji është një për të gjithë
Enjte 9 Nëntor 2023 15:04
Enjte, 9 Nëntor 2023, 15:04
Laura Kjoveshi
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
“Qytetarët duan të shohin që ligji është një për të gjithë, se të korruptuarit janë në burg”. Këtë e tha për BNR kryeprokurorja evropiane Laura Kjoveshi, e cila ndodhet për një vizitë në Bullgari. Njëkohësisht, ajo theksoi se sheh një përparim në vendin tonë, pas shumë reformave të bëra. Për ta bërë përparimin më të dukshëm, ajo rekomandoi që Bullgaria të zgjidhte një kryeprokuror të mirë. Kjoveshi tha se shpreson që të përshpejtohet puna për proceset, përfshirë ato që kanë të bëjnë me pushtetin e lartë. Ajo vuri në dukje edhe problemet me prokurimet publike në Bullgari, ku vërehet një shpenzim jashtëzakonisht i lartë i fondeve.
Publikoi / Publikuan: БНР екип