LAJME

Artikull

Ambasadori serb në Sofje Zhelko Joviç u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme

Enjte, 9 Nëntor 2023, 15:18

Zhelko Joviç

Zhelko Joviç

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Ambasadori i Serbisë në Sofje, Zhelko Joviç, sot u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme nga drejtori i përgjithshëm për çështjet evropiane, Jordan Përvanov, njofton MPJ. Arsyeja është refuzimi i intelektualit dhe figur publike bullgare Edvin Sugarev për të hyrë në territorin e Republikës së Serbisë më 8 nëntor 2023 nga autoritetet kufitare serbe, si dhe konfiskimi nga autoritetet lokale të një numri librash të tij nga Qendra Kulturore dhe Informative Bullgare në Bosilegrad. Nga ana bullgare u shpreh një protestë kategorike dhe shqetësim i fortë për veprimet armiqësore të autoriteteve serbe ndaj intelektualit bullgar, i njohur gjerësisht në Serbi si ish-konsull i përgjithshëm në Nish. Veprat e tij në asnjë mënyrë nuk mund të ndërlidhen me “nxitje të intolerancës ndëretnike”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.
Nga ambasadori serb u kërkua shpjegim dhe falje. "Respektimi i të drejtave të njeriut dhe, në veçanti, sigurimi i mundësisë për lirinë e shprehjes janë kushte kyçe në procesin e integrimit evropian", theksoi Përvanov.