Artikull
34 vjet nga fillimi i tranzicionit drejt demokracisë
Premte 10 Nëntor 2023 05:55
Premte, 10 Nëntor 2023, 05:55
Plenumi i Komitetit Qendror të Partisë Socialiste Bullgare, 10 nëntor 1989
FOTO: arkiv
Madhësia e shkronjave
Më 10 nëntor të vitit 1989, në Plenumin e Nëntorit të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare (BKP), u pranua dorëheqja e Todor Zhivkovit si Sekretar i Përgjithshëm i KQ të BKP-së pas sundimit të tij 35-vjeçar. Kërkesa për dorëheqje u organizua nga anëtari i Byrosë Politike Petër Mladenov dhe kandidat anëtari Andrej Llukanov si një jehonë e "perestrojkës" së Gorbaçovit në Bashkimin Sovjetik. Në plenum anëtarët e Komitetit Qendror pranuan dorëheqjen e Zhivkovit, pa i dhënë mundësi për fjalën përfundimtare dhe konfirmuan Petër Mlladenovin pasardhës të tij si sekretar i përgjithshëm i BKP-së. Lajmi u përhap shpejt dhe dhjetëra mijëra dolën në mitingun e parë të lirë.
Първият свободен митинг след 10 ноември 1989 г.
FOTO: архив
Kështu, në këtë datë u vendos fillimi i tranzicionit të Bullgarisë drejt demokracisë dhe ekonomisë së tregut. Studimet e asaj kohe tregojnë se, sipas pritshmërive të bullgarëve, procesi i tranzicionit duhet të kishte zgjatur jo më shumë se 10 vjet, por në praktikë procesi vazhdoi dekada.
Publikoi / Publikuan: БНР екип